
Ndihmo në mbrojtjen e mjedisit duke raportuar ndotje, prerje të paligjshme, apo çdo shkelje tjetër që dëmton natyrën tonë.
LEXO MË SHUMËDisa vatra zjarri të përhapura në territorin e qarkut Fier kanë shkaktuar dëme në sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Përhapja e flakëve ka krijuar gjithashtu rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë. Sipas Policisë së Fierit, tre persona janë identifikuar si të dyshuar për zjarrvëniet në fshatrat Ade, Kashisht dhe Drizë. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Në fshatin Ade, P. Z., 66 vjeç, dyshohet për zjarrvënien, ndërsa në Kashisht D. K., 62 vjeç, është identifikuar si i dyshuar. Në Drizë, D. M., 35 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë për zjarrvënien e dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Burimi: Policia e Shtetit
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë sërish nga flakët, duke krijuar një re të madhe tymi që, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur edhe në drejtim të Kamzës dhe Mamurrasit. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e vendgrumbullimit. Ky është rasti i disatë brenda një periudhe prej dy muajsh që vendgrumbullimi përfshihet nga zjarri, duke ngritur shqetësime për ndikimin e përsëritur të djegies së mbetjeve në mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, ndërsa për shuarjen e flakëve po përdoret edhe një fadromë për mbulimin e mbetjeve me dhe. Sipas raportimeve, ndërhyrja vetëm me mjete zjarrfikëse nuk është e mjaftueshme për të vënë nën kontroll zjarrin. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë vendgrumbullimit. Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit, pasi sipas raportimeve ekziston dyshimi se ai mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Përsëritja e zjarreve në vendgrumbullimet e mbetjeve mbetet një problem me pasoja për mjedisin, veçanërisht për cilësinë e ajrit dhe komunitetet që jetojnë pranë tyre. Menaxhimi i sigurt i mbetjeve dhe parandalimi i djegieve janë të rëndësishme për të kufizuar ndotjen dhe rrezikun e përhapjes së zjarreve. Burimi: Gazeta Panorama
Një 52-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në zonën e Borshit, ku flakët përfshinë sipërfaqe me pyje dhe kullota dhe rrezikuan një banesë pranë vendit të ngjarjes. Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Himarës mbërritën në zonë pas njoftimit për përhapjen e zjarrit, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë ndërhyrjes, efektivët konstatuan pranë vatrave të zjarrit shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri. Për shkak të përhapjes së flakëve, u dogjën sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa zjarri krijoi rrezik edhe për një banesë që ndodhej në afërsi. Në vijim të veprimeve procedurale, 52-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij është referuar vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Burimi: Policia e Shtetit


Environmental ReportsThe Role of the Judiciary in Environmental Justice in Albania
Environmental ReportsThe Role of Prosecution in Environmental Justice in Albania
Environmental ReportsThe Role of Media in Environmental Justice in Albania

Disclaimer: Kjo platformë u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania". Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Copyright © REC Albania | Designed and Developed by SCM