Lajme Mjedisore
Lajme Mjedisore

Lajme Mjedisore

TË GJITHA

|

CILËSIA E AJRIT

|

CILËSIA E UJËRAVE

|

KIMIKATET

|

KRIMI MJEDISOR

|

MENAXHIMI I MBETJEVE

|

NATYRA

|

NDOTJA INDUSTRIALE

|

NDRYSHIMET KLIMATIKE

|

RAPORTIM MJEDISOR

|

ZHURMAT

Zjarret në Fier, tre persona nën hetim për dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbraKrimi mjedisor

Zjarret në Fier, tre persona nën hetim për dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbra

Disa vatra zjarri të përhapura në territorin e qarkut Fier kanë shkaktuar dëme në sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Përhapja e flakëve ka krijuar gjithashtu rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë. Sipas Policisë së Fierit, tre persona janë identifikuar si të dyshuar për zjarrvëniet në fshatrat Ade, Kashisht dhe Drizë. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Në fshatin Ade, P. Z., 66 vjeç, dyshohet për zjarrvënien, ndërsa në Kashisht D. K., 62 vjeç, është identifikuar si i dyshuar. Në Drizë, D. M., 35 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë për zjarrvënien e dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.   Burimi: Policia e Shtetit

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë, dyshohet i qëllimshëmKrimi mjedisor

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë, dyshohet i qëllimshëm

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë sërish nga flakët, duke krijuar një re të madhe tymi që, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur edhe në drejtim të Kamzës dhe Mamurrasit. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e vendgrumbullimit. Ky është rasti i disatë brenda një periudhe prej dy muajsh që vendgrumbullimi përfshihet nga zjarri, duke ngritur shqetësime për ndikimin e përsëritur të djegies së mbetjeve në mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, ndërsa për shuarjen e flakëve po përdoret edhe një fadromë për mbulimin e mbetjeve me dhe. Sipas raportimeve, ndërhyrja vetëm me mjete zjarrfikëse nuk është e mjaftueshme për të vënë nën kontroll zjarrin. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë vendgrumbullimit. Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit, pasi sipas raportimeve ekziston dyshimi se ai mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Përsëritja e zjarreve në vendgrumbullimet e mbetjeve mbetet një problem me pasoja për mjedisin, veçanërisht për cilësinë e ajrit dhe komunitetet që jetojnë pranë tyre. Menaxhimi i sigurt i mbetjeve dhe parandalimi i djegieve janë të rëndësishme për të kufizuar ndotjen dhe rrezikun e përhapjes së zjarreve. Burimi: Gazeta Panorama

Djegia e pyjeve dhe kullotave në Borsh, arrestohet një 52-vjeçarRaportim Mjedisor

Djegia e pyjeve dhe kullotave në Borsh, arrestohet një 52-vjeçar

Një 52-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në zonën e Borshit, ku flakët përfshinë sipërfaqe me pyje dhe kullota dhe rrezikuan një banesë pranë vendit të ngjarjes. Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Himarës mbërritën në zonë pas njoftimit për përhapjen e zjarrit, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë ndërhyrjes, efektivët konstatuan pranë vatrave të zjarrit shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri. Për shkak të përhapjes së flakëve, u dogjën sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa zjarri krijoi rrezik edhe për një banesë që ndodhej në afërsi. Në vijim të veprimeve procedurale, 52-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij është referuar vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Burimi: Policia e Shtetit

Kukës, kontrolle ndaj shfrytëzimit të paligjshëm të fondit pyjorRaportim Mjedisor

Kukës, kontrolle ndaj shfrytëzimit të paligjshëm të fondit pyjor

Një sasi lënde drusore, e prerë dhe e pajisur pa dokumentacion që të provonte origjinën e saj, është bllokuar në zonën e bjeshkëve të Kolesjanit, në Njësinë Administrative Bicaj, Bashkia Kukës. Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), materiali drusor u sekuestrua pas kontrollit në territor dhe, në përfundim të procedurave ligjore, u dorëzua në vendin e grumbullimit të përcaktuar nga Bashkia Kukës. Rasti rikthen në vëmendje problematikën e shfrytëzimit të paligjshëm të fondit pyjor, veçanërisht në zonat malore ku prerjet dhe transporti i lëndës drusore pa dokumentacion mund të cenojnë sipërfaqet pyjore dhe kullosore. IKMT, përmes Sektorit të Pyjeve, njofton se kontrollet në territor do të vijojnë me fokus evidentimin dhe parandalimin e prerjes, transportimit dhe qarkullimit të paligjshëm të materialit drusor. Autoritetet synojnë përmes këtyre kontrolleve të frenojnë dëmtimin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të fondit pyjor e kullosor, një burim me rëndësi për ekosistemet dhe komunitetet e zonave malore. Burimi: IKMT

Shkelje në administrimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon subjektinMenaxhimi i Mbetjeve

Shkelje në administrimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka vendosur gjobë dhe pezullimin e aktivitetit të “Polyeco Albania” Sh.p.k., pas kontrolleve që evidentuan shkelje në administrimin, klasifikimin, dokumentimin dhe transferimin e mbetjeve. Sipas IKMT-së, subjekti ishte paralajmëruar më parë, ndërsa gjurmimi i mbetjeve dhe kontrollet e mëtejshme konstatuan mospërputhje mes klasifikimit të mbetjeve, dokumentacionit të transferimit dhe kushteve të lejes. Ndër shkeljet e evidentuara përmenden edhe deklarimi i një mbetjeje si “karbon aktiv”, ndërkohë që verifikimi tregoi se nuk përputhej me karakteristikat reale të saj, si dhe pranimi dhe administrimi i mbetjeve që nuk përfshiheshin në lejen/autorizimin e aktivitetit. Sipas IKMT-së, pezullimi do të vijojë deri në eliminimin e shkeljeve të konstatuara dhe garantimin e ligjshmërisë së aktivitetit.   Burimi: IKMT

Një tjetër rast i zjarrvënies në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari i dyshuarNatyra

Një tjetër rast i zjarrvënies në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari i dyshuar

Një 52-vjeçar është arrestuar në Vlorë, i dyshuar se ka ndezur një zjarr që më pas është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri. Ngjarja është regjistruar më 6 korrik në fshatin Petë, ndërsa identifikimi i të dyshuarit është bërë pas veprimeve hetimore të Policisë. Sipas autoriteteve, zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Qafa e Petës”. Nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbuluar me bimësi të egër dhe pemë ulliri. Pas hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar si të dyshuar shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Ai është arrestuar dhe po përballet me akuzën për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në lidhje me rastin, Policia ka shpallur në kërkim edhe R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq dhe përkatësisht vëllai dhe kushëriri i personit të arrestuar. Sipas Policisë, dy shtetasit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të A. S., duke tentuar t’i pengonin në kryerjen e detyrës, dhe më pas janë larguar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. Burimi: Policia e Shtetit

Funded by the European Union

Disclaimer: Kjo platformë u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania". Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Copyright © REC Albania | Designed and Developed by SCM