Evente
Evente

Evente

TË GJITHA

|

TË KALUARAT

|

TË ARDHSHME

Prezantim i gjetjeve të raportit EJA Cap & Gap

Prezantim i gjetjeve të raportit EJA Cap & Gap

calendar25/11/2025clock10:00 - 11:00locationEurope House

REC Shqipëri, në bashkëpunim me Korpusin e Gazetarëve Investigativ të projektit “EJA: Environmental Justice in Albania”, organizon konferencën për shtyp ku paraqitet raporti “Cap & Gap: Drejtësia e gjelbër përballë hapësirave gri të krimit mjedisor në Shqipëri”. Në të paraqiten gjetjet e pesë raporteve diagnostikuese të ndjekjes penale, administrative dhe mediatike të paligjshmërive mjedisore në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Shifrat flasin qartë për një hendek të thellë midis dëmit real dhe drejtësisë. Krimi mjedisor në Shqipëri vazhdon të trajtohet si një çështje e dorës së dytë.

Raporti ofron një analizë të detajuar të mënyrës se si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë trajtuar shkeljet mjedisore në Shqipëri në vitet e fundit, duke evidentuar hallkat ku sistemi ka vështirësi dhe çfarë mund të përmirësohet.

Kontribues në panel:

·         Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqipëri: Rreth projektit EJA

·         Francesca Varlese, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

·         Anila Hoxhaj, gazetare, Qendra FOL: Mbi efikasitetin e punes se Policisë së Shtetit ne adresimin e krimit Mjedisor

·         Mentor Kikia, gazetar, Forumi i Mendimit të Lirë: Mbi ecurinë e hetimeve për krimin mjedisor në Prokurori

·         Gerti Shella, jurist, InfoÇip: Mbi vendimmarrjen për krimet mjedisore në institucionin e Gjykatave

·         Ola Mitre, gazetare, All Green Centre: Mbi raportimin mediatik të dëmtimeve dhe krimit mjedisor

·         Halim Lala, ekspert mjedisi: Mbi kundërvajtjet administrative me karakter mjedisor

Zëri i shoqërisë civile mjedisore për projekt Kodin Penal

Zëri i shoqërisë civile mjedisore për projekt Kodin Penal

calendar12/11/2025clock13:00 - 15:00locationREC Shqipëri

REC Shqipëri organizon një takim konsultues me kolegë dhe profesionistë të shoqërisë civile mjedisore mbi observimet e nxjerra gjatë procesit të shqyrtimit të Titullit V të draftit të Kodit Penal.

Gjithashtu, mirëpriten sugjerime dhe vëzhgime nga kolegët e tjerë të shoqërisë civile. Drejtësia mjedisore mbetet element kyç i shtetit të së drejtës në tërësi. Ndërfutja e saj në shumë sektorë të tjerë, të tillë si shëndeti, siguria, korrupsioni, të drejtat e njeriut, etj., e kthen atë në një konsideratë thelbësore të zhvillimeve juridike në vend.


Drejtësia Mjedisore dhe Bashkëpunimi Ndërinstitucional: Takim Shumëpalësh në Berat

Drejtësia Mjedisore dhe Bashkëpunimi Ndërinstitucional: Takim Shumëpalësh në Berat

calendar20/11/2024clock10:00 - 17:00locationBerat

REC Shqipëri dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijojnë serinë e takimeve rajonale me sesionin e radhës që mbahet në Berat. Ky takim i kushtohet luftës kundër kriminalitetit mjedisor dhe sjell në tryezë përfaqësues nga prokuroritë, policia dhe inspektoriatet mjedisore të qarqeve Berat, Korçë dhe Elbasan.

Fokusi i ditës është ndërtimi i një zinxhiri të fortë bashkëpunimi midis institucioneve për të garantuar që shkelësit e ligjit të mbajnë përgjegjësi. Ekspertë të huaj do të prezantojnë praktikat më të mira ndërkombëtare duke u ndalur në:

  • Kuadrin ligjor dhe teknikat e ndërtimit të rasteve të forta për në gjykatë.
  • Prezantimin efektiv të provave gjatë proceseve gjyqësore.
  • Nxitjen e një kulture të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e mjedisit natyror.

Pjesëmarrësit ftohen të ndajnë sfidat e tyre dhe të diskutojnë mbi zgjidhjet praktike për hetimin e rasteve komplekse mjedisore.

Ky aktivitet mundësohet falë mbështetjes financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania".

Takim Rajonal në Shkodër: Forcimi i kapaciteteve në luftën kundër krimeve mjedisore

Takim Rajonal në Shkodër: Forcimi i kapaciteteve në luftën kundër krimeve mjedisore

calendar18/11/2024clock13:00 - 20:00locationShkodër

REC Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizon takimin shumëpalësh në qytetin e Shkodrës, me fokus identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve mjedisore.

Ky aktivitet mbledh së bashku një grup profesionistësh, përfshirë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe inspektorë mjedisorë nga qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Qëllimi kryesor i këtij takimi është rritja e kapaciteteve të autoriteteve vendore për të adresuar me efikasitet kundërvajtjet mjedisore.

Nën drejtimin e ekspertëve ndërkombëtarë të fushës, pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime të thelluara dhe ushtrime praktike mbi:

  • Identifikimin e krimeve mjedisore: Njohjen e tipologjive të ndryshme dhe mbledhjen e provave.
  • Hetimin: Përdorimin e teknikave të specializuara hetimore.
  • Bashkëpunimin ndërinstitucional: Rëndësinë e koordinimit mes agjencive ligjzbatuese.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania" (Drejtësia Mjedisore në Shqipëri), i cili financohet nga Bashkimi Europian.

Funded by the European Union

Disclaimer: Kjo platformë u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania". Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Copyright © REC Albania | Designed and Developed by SCM